Shtatë vendvotime kanë mbetur të paprocesuara për t’u kryer procesi i numërimit të votave të rregullta në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 2533 vendvotime, numërimi ka përfunduar në 2 mijë e 526.
Bazuar në rezultatet preliminare, në përqindje janë numëruar 99.72.
Nga procesimi i këtyre vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 341 mijë e 672 vota, (40.84 %), Partia Demokratike e Kosovës 184 mijë e 499 (22.05 %), Lidhja Demokratike e Kosovës, 147 mijë e 827 (17.67 %), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 62 mijë e 309 (7.45 %), Lista Serbe 38 mijë e 83 (55 %), transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, në sallën 1 Tetori në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i votave për subjektet politike.