Savash Veliu
Ishte dëshira e kombit shqiptar apo vullneti i fuqive të mëdha dhe miqve të tyre sllav për vendosjen e komunizmit në Shqipëri???
Kush i ftohi shqiptarët nga feja (islami), xhamitë dhe hoxha?
Kush është emblema e thënies “Nëse ka xhami, ka edhe shqiptari”, e cila është manifesti i Lëvizjes së Unitetit të Prizrenit, ku del (fillon) koordinimi i çdo lëvizjeje dhe qëndrese dhe kush i mëson shqiptarët të urrejnë xhamitë, hoxhat, ezanin dhe fenë, që janë simbolet e rezistencës? Pra kush e kundërshtoi këtë qëndresë, me sa duket sllavi që e dinte se nga vinte forca e patriotizmit shqiptar, nga Xhamia!
Pse sllavët fillimisht shkatërruan xhaminë dhe simbolin kombëtar, që ishte zemra e rezistencës shqiptare?
Sepse Xhamia mbledh zemrat për patriotizëm dhe atdhetari, sepse feja predikon luftën për komb e vatan. Siç dihet, Babai i parë është Atdheu (vatani) pastaj babai..!
Prandaj Bashkimi i Prizrenit filloi me hoxhallarët në xhami, vazhdimi i saj ishte Balli Kombëtar që filloi me hoxhallarët dhe lufta e fundit e UÇK-së filloi me hoxhallarët derisa marksist-leninistët nuk u infiltruan në të për të shuar këtë rezistencë patriotike atdhetare.
Gjëja e parë që bënë sllavët ishte vendosja e regjimit komunist në trojet shqiptare dhe synimet e tyre ia arritën me komunistin Enver Hoxha. Hapi i parë që hodhi hoxha në ajër ishte xhamia, ndalimi i fesë islame duke vrarë intelektualët patriotë Hoxhallarët dhe Myderisa, si dhe prishjen e xhamive, të cilat ishin qendra të rezistencës, që e bënë për një shekull.
Pse Enver Hoxha e ndërpreu adhurimin fetar se medonte do arabizonte shqiptarët, por me komunizëm u bënë sllavë?
“Ekzistenca e Xhamisë është fuqia e rezistencës”!
Historia tregon se; shqiptari i parë që ka kërkuar Pavarësinë e Shqipërisë (Shqypnisë) në vitin 1877 ka qen Hoxh Jusuf Ali Bej (gegë) nga Kërçova, ideatori i Pavarësisë ishte Hasan Prishtina e jo Ismail Qemali, sepse Hasan Ptishtina ishte burgos nga serbët gjatë shpalljes së Shkupit për kryeqytet të Shqiptarisë dhe ndërkohë Ismail Qemali e shpalli ate në Vlorë e jo në Shkup, sepse nuk e donin Kosovën!
Poashtu a mendoni se Unioni i Prizrenit, të cilin komunizmi u përpoq ta portretizonte si një veprim real duke fshehur faktin se ishte xhamia e Bayrakliut ose Mehmed Pashës në Prizren, ishte mbajtur vërtet në një shtëpizë muze?
Merrni shembullin e sllavo-serbëve, ku filloi rezistenca e tyre kriminale; kjo kordinohet nga Kisha dhe klerikët e tyre që udhëheqin të gjitha fushatatë e përgjakshme në Ballkan.
Pra gjithë toka shqiptare u vra nga zemra, në xhami e hoxhallar. Shqiptaria në të gjithë Serbinë u shkatërrua me xhamitë, që ishte simboli i Shqiptarisë. Vetëm një qëndron në Beograd!
Kjo ndodhi dhe në greqi. Kjo do të thotë se feja i lartëson zemrat për qëllimin, idealin dhe dinjitetin e kauzës kombëtare mbitëgjitha. Prandaj harruam dhe falimentuam!
Thënia: “Feja e shqiptarëve është Shqipëria”, është marrëzi masonike që armiqtë e brendshëm e përdorin si ftesë në fenë e të parëve, dhe të nesërmen i sheh në kishë, me kokën në legen me kryqe, të pagëzuar si djaj. Sa arrogante dhe të lirë janë shitur këta të korruptuar nga serbët dhe vatikani!
Në këtë kontekst imagjinoni aktin e rrezikimit të kësaj kujtese islame nga ata që e mbështesin fuqishëm këtë doktrinë bolshevike, të cilët kujdesen edhe në karakterin e fjalëve islame ti zëvendësojnë me fjalë katolike italiane!!
Faik Konica thotë: Më mirë të qëndrojmë turq, se sa të bëhemi italianë! Pa autonomi.
Dhe përderisa keni besim te patriotizmi politik dhe jo te Atëdheu, do të keni një patriotizëm të mbështjellë me interesa personale dhe të bazuar në gënjeshtra mitohistorike të çoroditur nga regjimet që reciklohen në cikle.
Pra nuk ka siklet në këtë botë, por sikleti është te projektsistemi ateisto-komunist që lufton shpirtin luftarak të njeriut besimtar. Prandaj kini kujdes! Mos ua shisni Atdheun sekularistëve që kolonizuan botën me këtë propozim antifetar!