Gjatë natës së kaluar, reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat e Vermoshit, Bogës dhe Thethit. Si pasojë e reshjeve, akset rrugore të Lotit 1, përfshirë segmentet Hani i Hotit–Tamarë, Tamarë–Vermosh dhe Bogë–Theth, u bllokuan nga dëbora e rënë gjatë natës, e cila ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm.

Pavarësisht reshjeve, rrugët janë pastruar dhe kriposur, duke mundësuar qarkullimin pa probleme.

Autoritetet vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjet, për të garantuar që akset rrugore të mbeten të hapura dhe të sigurta për drejtuesit e mjeteve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume