Pak minuta më parë, një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku sipas informacioneve, një i ri ka ekzekutuar të dashurën e tij e më pas veten.

Nga raportimet e para mësohet se në lagjen “Mark Lula”, në zonën e njohur si fusha e druve, janë dëgjuar krisma armësh.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për dy viktima
Raportohet se një djalë, ka vrarë të dashurën dhe më pas dhe veten dhe të dy ishin brenda një makine.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, por ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume