Një tjetër sukses për mjeshtrin e karatesë Berat Jakupi, i cili tashmë është zyrtarisht anëtar i Komitetit Olimpik të Maqedonisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Jakupi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga presidenti i Komitetit, Daniel Dimeski, si dhe gatishmërinë e tij për të kontribuar në zhvillimin e sportit në vend.

I njohur për arritjet e tij të mëdha në karate, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, Jakupi mbetet një figurë e rëndësishme e sportit shqiptar në Maqedoni. Ky angazhim i ri në Komitetin Olimpik pritet t’i japë edhe më shumë mundësi për të ndihmuar sportistët dhe sportin në përgjithësi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume