Ejup Berisha

Në një shtet bashkohor zbatimi real dhe praktik i reformave është mision dhe detyrim i elitave te reja politike të cilat i fitojnë zgjedhjet dhe e i rifreskojne institucionet shtetërore dhe publike me kuadro te tyre të reja. Përbërja e mëhershme në pushtet e cila i humb zgjedhjet një pjesë të fajit per humbjen e përkrahjes nga zgjedhësit e ka për faktin se nuk ka treguar vullnet dhe gatishmëri per zbatimin praktik dhe të realtë të reformave. Ti zbatosh këto don të thotë të jeshë në hap me kohën apo edhe të jeshë në përputhje me rregullat dhe standardet e botës së civilizuar e të përparuar apo të jeshë në vijë me zbatimin e Demokracisë. Reforme për një shtet dhe shoqëri
është përpjekja për qeverisje të drejtë dhe të ligjshme, përpjekja e pushtetarëve për respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, më tej kjo është përpjekje për minimizimin e krimit dhe korrupcionit, për eliminimin e vjedhjes dhe për përvetsimin e paligjshëm të prones dhe parave shtetrore si dhe përpjekjet për zbatimin e drejtsise nga ana e institucioneve shteterore dhe publike. Këto gjë
ra duhet bërërealisht e jo vetëmse deklarativisht. E te ne deri para shtatë muajve elitat politike në pushtet vetëmse permendnin pandërpre reforma por nuk i zbatuan asnjëherë në praktikë ato. Prandaj si rezultat i moszbatimit të tyre apo si pasojë e ngecjes së tyre në veprim besimi në institucionet shtetrore dhe publike ishte në nivelin më të ulët të mundshëm në shtetin tonë. Psh besueshmëria në institucionet e pushtetit Gjyqsor ishte vetëm dy perqind. Gjë që është e papranueshme dhe shumë tragjike për një shtet ligjor. Vetëmse gatishmëria për zbatimin e realt dhe konkret të reformave krijon kushte për rritjen e besueshmërisë tëinstitucioneve shtetrore dhe publike. Te ne pra jemi ngopur me fjalën reformë por askund deri para ca kohësh nuk e kemi pa dhe ndjerë zbatimin konkret të tyre. Ne pra gjithashtu jemi të bezdisur me fjalën reformë por jo edhe me zbatimin praktik të të njëjtave që njëherit janë edhe kushte për antarsimin e vendit në Bashkimin Europjan. Pra pa zbatim të këtyre ne si shtet do të mbetemi edhe gjatë kohë para dyerve hyrëse të BE-së. Moszbatimi i reformave kyqe dhe të domosdoshme rregullisht është regjistruar gjatë kohë edhe në raportet e përparimit të shtetit tonë drejt integrimeve Europjane. Për kë
to ngecje ne si shtet kemi marrë edhe verejtje negative nga Komisioni Europjan. Kjo që
shtja e vërejtjeve për mos zbatimin e reformave duhet të evitohet dhe të mos jetë më pjese e atyre raporteve të ardheshme te perparimit dhe autoritet e reja qeveritare duhet të bëjnë përpjekje reale dhe të ndërmarrin aktivitete konkrete për zbatimin e realte dhe të sinçertë
të reformave. Apo të kalohet nga fjalët e kota në veprime konkrete. Kjo do të jetë pastaj ngopje me reforma në vepra e jo vetëmse deri tani vetëmse me fjalën reformë.Të njëjtat pra duhet të jenë të dukshme dhe të prekshme për të gjithë në shtet e jo të mbesin vetëmse të embla për veshë.