Mbi një mijë produkte, që nga sot, duhet të jenë të shënuara me etiketën “Më pak shpenzime, më shumë për ty”. Çmimet e bukës, miellit, qumështit, kosit, djathit të bardhë, vezëve dhe vajit ushqimor janë të ngrira dhe deri në fund të prillit do të kushtojnë njësoj si më 1 shkurt. Për këto produkte, marzha është e kufizuar në 5%.

Për mishin dhe produktet e përpunuara të mishit, sheqerin, orizin, fasulen, makaronat, djathin kaçkavall, margarinën, gjalpin, kafenë, lëngjet, perimet dhe frutat e konservuara, si dhe për disa pije alkoolike, marzha do të jetë 10%.

Ndërkohë, një pjesë e madhe e frutave dhe perimeve të freskëta, ashtu si dhe produktet për higjienë personale dhe ushqimi për foshnja, do të shiten me marzha të kufizuara deri në 15%.