Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut po përmirësohet. Kjo është bërë e ditur në një deklaratë të lëshuar për shëndetin e Atit të Shenjtë nga Vatikani.

Në deklaratë thuhet se do të duhet edhe pak kohë për të kuptuar nëse mjekimet e dhëna kanë funksionuar.

Papa po trajtohet në spitalin Gemelli të Romës, ku u shtrua më 14 Shkurt, pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë.

Testet laboratorike kanë treguar më herët se pneumonia i ka prekur të dyja anët e mushkërive. Hera e fundit që është shtruar në spital nga problemet me mushkëritë ka qenë viti 2023.