Mexhiti: 9 milion denarë për rrjetin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën “Nexhat Agolli” në Serovë

MEXHITI: 9 MILIONË DENARË PËR RRJETIN E RI UJËSJELLËSIT DHE KANALIZIMIT NË RRUGËN NEXHAT AGOLLI NË SEROVË
Shkup, 21.02.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, morën pjesë në fillimin e punimeve për rekonstrukcionin e plotë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën Nexhat Agolli, në Komunën e Çairit dhe shtoi se Çairit i detyrohen 9 milionë euro shtesë në vitin 2025.
Mexhiti theksoi se vlera e përgjithshme e projektit të mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është mbi 9 milionë denarë dhe është një projekt shumë thelbësor për banorët e rrugës Nexhat Agolli.
“Ky projekt do të lidhë rreth 50 amvisëri në rrjetin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe me përfundimin e tij për dy muaj, banorët do të kenë edhe një rrugë të asfaltuar plotësisht me vlerë të përgjithshme prej 2.8 milionë euro. ”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Ai shtoi se me këtë projekt fillon realizimi i një sërë projektesh infrastrukturore në komunën e Çairit, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Si Ministri dhe si Qeveri, shtoi Mexhiti, po investojmë në të gjitha komunat për një qëllim të vetëm, përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve që na dhanë votën dhe mbështetjen për të punuar për ta.
—
* Почитувани колеги,
Ве замолуваме Вашите новинарски прашања да ги доставувате до Министерството на овој меил, со цел да ви бидат побрзо и навремено одговорени. Ви благодариме однапред!
——————————————————————————–
*Të nderuar,
Ju lusim që pyetjet tuaja drejtuar Ministrisë t’i dërgoni në këtë mail adresë, për t’u përgjigjur më shpejtë dhe në kohë. Ju falënderojmë paraprakisht!