I buzëqeshur dhe i pashqetësuar për prangat, Safet Bajri mbërriti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës të premten pasdreke pasi u arrestua në Shkodër me urdhër të SPAK, raporton A2 CNN.
Bajri dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me akuzat ndaj tij.
Pak ditë më parë, me urdhër të SPAK, RENEA kreu kontrolle në disa vende në Shkodër, mes të cilave edhe në banesën e Bajrit. Kontrollet u kryen për llogari të hetimeve për masakrën e Dobraçit, ku në një atentat humbën jetën Hamza Lici e Arlind Bushati, si dhe çifti i i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha.
Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila pas disa javësh shpalli moskomeptencë me dyshimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal dhe dosjen ia transferoi Prokurorisë së Posaçme. (A2 Televizion)