GJKKO me kërkesë të SPAK ka firmosur tre masa sigurie ‘arrest në burg’: Konkretisht për Safet Bajrin, krahun e djathtë të tij Astmer Bilali dhe kushëririn e tij Behar Bajri.

Mësohet se Safet Bajmri emri i të cilit akuzohet se është i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër u shoqërua fillimisht në policinë e Shkodrës dhe më pas është sjellë nga forcat RENEA drejt Tiranës ku dhe do të merret në pyetje.

Sipas avokatit të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në policinë e Shkodrës, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se urdhërarrestet janë firmosur në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit ngjarje e ndodhur në vitin 2018 por ende nuk ka konfirmim zyrtar.