Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me ‘valixhen e tundimeve’. Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë. Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët. Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.

Në zarfin e parë shkruhej:
Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nga ti nuk mund të thotë “Jo”. Zgjedhja duhet të bëhet tani.

Ndërkohë zarfi i dytë kishte të bënte me biletat e fatit për pesë nga banorët.


Ti ke në dorë të ndryshosh fatin e disa banorëve. Përzgjidh pesë banorë të cilëve dëshiron t’i dhurosh nga një biletë. Vetëm një nga biletat është vajtje – ardhje.

Banorët që Gjesti zgjodhi ishin Livia, Danja, Tiri, Aldo dhe Kelly. Egli ishte banorja që e refuzoi biletën që Gjesti i ofroi.

Në zarfin e tretë shkruhej:

Vëllai i Madh ka një surprizë për ty. Të jep mundësinë të realizosh një videoklip brenda shtëpisë së Big Brother. Mendo me kujdes çdo detaj, përgatitu për këtë eksperiencë unike!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com