Duke folur para grupit parlamentar të PS, Kryeministri Edi Rama hodhi akuza të rënda ndaj sistemit të drjetësisë.

Ai tha se drejtësia i ka sytë me gjak dhe këtë lloj drejtësie jakobine mazhoranca nuk do ta pranojë.

“I keni parë sesi të korruptuarit përfundojnë pas kafazëve në drejtësinë e Vladimir Vladimirovvicit (Putin). Drejtësia i ka sytë me gjak dhe ndjek mediat e portalet dhe ne nuk do ta pranojmë. Për ne SPAK dhe GJKKO rrojnë 1 mijë vjet, por të mos sillen si redaksi gazetash” – tha Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume