Të martën në Skenderaj një foshnje ka vdekur sa ishte në gjumë, dhe policia po e heton vdekjen.

“Raportohet se në rrethana të panjohura deri sa ishte në gjumë ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar-foshnje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume