Mbrëmja e kaluar nuk ishte e qetë as për Amber, G Bani dhe Jozin, të cilët u rikthyen në ‘BBVA’.

Amber kishte një përplasje me G Banin, e ky i fundit i tha asaj se e la lojën pasi i kishte thënë Gjesti për ta dërguar të punojë në një strip club.

“U dorëzove për goditjen nën brez sepse të tha Gjesti hajde të të marrë të punosh në një strip club dhe ike se the si do të dukem jashtë”, tha ai.

E Amber nga ana tjetër ia ktheu: “Nuk i trembem fare. Publiku ka dashur të më rikthej sërish”.

Mesa duket debatet do të jenë të ashpra edhe mes tre banorëve që sapo u rikthyen.