Zelensky sot në SHBA/ Mediat franceze: Trump ia anuloi vizitën në momentin e fundit, por ndërhyri Macron

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump, takimi i parë ky që pas marrjes së pushtetit nga republikanët.
Pritet që Zelensky të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite dhe do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me Trumpin.
Në prag të kësaj vizite, mediat franceze kanë treguar edhe një prapaskenë që tregon marrëdhëniet e tensionuara mes Trump dhe Zelenskyt. Sipas këtyre mediave, presidenti amerikan ka konsideruar anulimin, por është bindur nga presidenti francez Emmanuel Macron.
BFMTV, duke cituar një burim diplomatik, pretendon se ekipi i Trumpit i ka thënë Ukrainës të mërkurën se takimi do të anulohej, duke bërë që Zelensky të fliste me Macronin, i cili ndërhyri në emrin e tij.
Në fund, ftesa u rikthye në tryezë dhe pritet që Zelensky të jetë në Shtëpinë e Bardhë më vonë, por do të ketë padyshim një ndjenjë nervozizmi deri jo vetëm në fillimin e takimit, por edhe deri në përfundimin e tij, me shumë çështje të mundshme që mund të dëmtojnë bisedimet.
Por është e dukshme sesi gjuha e Trumpit ndaj Zelenskyt ka ndryshuar pas takimit të mbrëmshëm të Starmer: nga një “diktator” më parë, lideri ukrainas tani u lavdërua nga presidenti amerikan.