Pas një numri të madh raportimesh se është arritur marrëveshja mes Barcelonës, Palmeiras dhe Real Betisit për shitjen e Vitor Roques, më në fund ka ardhur edhe konfirmimi nga Manuel Pellegrini.
Pellegrini e ka konfirmuar se Betisi ka dhënë dritën e gjelbër për prishjen e huazimit të talentit brazilian dhe tashmë shitja veçse është kompletuar, derisa e gjitha çka ka mbetur është vënia e nënshkrimit nga Palmerias para mbylljes së afatit kalimar të transferimeve sonte.
Barcelona kontaktoi FIFA-n për të marrë leje për ta kompletuar shitjen e tij jashtë afatit kalimtar të transferimeve në Spanjë, pasi fillimisht La Liga nuk e lejoi.
Shitja e tij u kompletua për 25 milionë euro, plus pesë të tjera në bonuse.
Pellegrini bëri me dije edhe pse nuk i dha minutazhën e duhur 18-vjeçarit brazilian, duke thënë se atij i kishte humbur dëshira për protagonizëm, por duke shtuar se kjo ishte normale për një lojtar të ri.
Kampi i Roques kishte nisur bisedimet me gjigantin brazilian për një kalim atje, pasi Betisi kishte investuar shumë para në Cucho Hernandez, dhe se Barcelona nuk e llogariste në planet e saj.
Barçës po ashtu i duheshin paratë nga marrëveshja me Palmeiran për Roquen, pasi me këto para do të ketë mundësi të rinovojë kontratat e disa nga futbollistëve kryesor të ekipit.