Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar për takimin e tij me liderët e tjerë eropianë në Londër, të dielën.
“Ne ndjejmë mbështetje të fortë për Ukrainën, popullin tonë: ushtarë dhe civilë, pavarësinë tonë”, shkruan ai në Telegram, ka raportuar BBC.
“Ne po punojmë së bashku në Evropë për të krijuar një bazë solide për bashkëpunim me Amerikën për hir të paqes reale dhe sigurisë së garantuar.”
“Evropa është zgjuar” – pas samitit reagojnë disa prej liderëve evropianë
“Uniteti evropian është në një nivel jashtëzakonisht të lartë, i cili nuk është parë për një kohë të gjatë”, ka deklaruar ai.