Roma ka arritur një fitore të madhe në “Stadio Olimpico” pasi fitoi ndaj befasisë së sivjetme në Serie A, Comos.

Romakët morën një fitore prej 2-1 ndaj skuadrës së Cesc Fabregas.

Como ishte i pari që shënoi përmes Da Cunhas në minutën e 44-të.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, derisa e dyta ishte komplet e Romës.

Alexis Saelemakers shënoi në minutën e 61-të për 1-1, derisa dy minuta më vonë, Kempf i Comos u ndëshkua me të dytin të verdhë dhe u përjashtua me karton të kuq.

Artem Dovbyk gjeti rrjetën e golit në minutën e 76-të, për ta siguruar fitoren e Romës.

Në ndeshjen e sotme u paraqit edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, që hyri në lojë në minutën e 56-të.

Me këtë fitore, Roma – përkohësisht – ngjitet në vendin e tetë me 43 pikë, derisa Como është i 13-ti me 28 pikë.