Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar 79 dekrete presidenciale për 40 ditë, që është një rekord, njoftuan mediat franceze, sipas të dhënave nga Arkivi Federal i SHBA-së.

Aq dekrete nënshkroi paraardhësi i Trumpit, Joe Biden gjatë katër viteve të tij në detyrë.

Njëzet e shtatë nga dekretet kanë të bëjnë me doganat, mbështetjen për lëndët djegëse fosile, krijimin e një fondi sovran të pasur dhe shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme energjetike për të stimuluar prodhimin amerikan të hidrokarbureve.

Katërmbëdhjetë urdhra ekzekutivë kanë të bëjnë me çështje që lidhen me diversitetin dhe gjininë, duke përfshirë edhe atë që njeh ekzistencën e vetëm dy gjinive në SHBA – mashkull dhe femër.

Gjashtëmbëdhjetë dekrete i kushtohen çështjeve që lidhen me programet e emigracionit dhe pranimit të refugjatëve, si dhe heqjen e të drejtës për shtetësi pas lindjes,.

Një nga dekretet i referohet edhe vendosjes së anglishtes si gjuhë zyrtare, që do të thotë se agjencive federale nuk u kërkohet më të ofrojnë shërbime në gjuhë të tjera përveç në gjuhë angleze.

Gjashtë dekrete kanë të bëjnë me Agjencinë Federale për efikasitetin administrativ, të kryesuar nga Elon Musk.

Trembëdhjetë urdhra kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor, duke përfshirë edhe tërheqjen e SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pezullimin e ueb-faqes së qeverisë për informacion mbi të drejtat riprodhuese dhe seksuale, ose shfuqizimin e urdhrit të Joe Biden që garanton qasje në pilulat e abortit. Një nga dekretet ka të bëjë edhe me kthimin në punë të personelit ushtarak që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

Dhjetë dekrete lidhen me teknologjinë, duke përfshirë krijimin e një Këshilli Kombëtar për dominimin energjetik, që synon zhvillimin e prodhimit të energjisë për nevojat e inteligjencës artificiale përballë konkurrencës së Kinës në atë fushë.