Bilall Kasami, që premtoi ndryshim dhe mirëqenie për qytetarët e Tetovës, sot po u sjell atyre vetëm borxhe dhe stres financiar! Në vend që të forconte ndërmarrjet publike dhe të krijonte shërbime efikase për qytetarët, ai e dha Ndërmarrjen Publike Komunale me Partneritet Publiko-Privat kompanisë SauberMaher, duke favorizuar interesat private të tij dhe të rrethit të tij të ngushtë. Rezultati? Sot, afro 10,000 qytetarë të Tetovës do të përballen me procedura noteriale dhe përmbarimore, sepse kjo kompani po i ndëshkon qytetarët pa ofruar një shërbim të drejtë dhe transparent.
Ndërkohë, kemi një shembull suksesi me Ndërmarrjen Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri”, e cila menaxhohet nga një i ri me vizion dhe sot inkason mbi 65% të pagesave. Kjo tregon se me menaxhim të mirë, institucionet publike mund të funksionojnë pa pasur nevojë për partneritete të dyshimta private.
Ky është rezultat i politikave klienteliste të Bilall Kasamit, i cili në vend që të mbrojë interesin e qytetarëve, po i çon ata drejt borxheve dhe përmbaruesve! Tetovarët meritojnë llogaridhënie dhe drejtësi, jo zhvatje!