Autoritetet në kantonin e Thurgaut me të drejtë i kanë tërhequr patentën një instruktori shoferësh të një autoshkolle. Gjykata Federale e mbështet këtë vendim dhe hedh poshtë ankesën e instruktorit të vozitjes.

Personi në fjalë kishte ndihmuar të paktën një nxënës për të plotësuar testin e teorisë. Me një buton të vendosr në vesh ai kishte mundësinë të fliste me nxënësin në fjalë gjatë provimit dhe të filmonte pyetjet me një kamerë të qepur në rrobat e tij. Për këtë shërbim, nxënësi i kishte paguar mësuesit të tij plot 2500 franga, shkruan srf.ch.

Sipas Gjykatës Federale, marrja e lejes është proporcionale sepse testi i teorisë i shërben sigurisë rrugore. Dhe veç kësaj, personi në fjalë (instruktori) kishte marrë tashmë dënime penale më parë, sepse jepte mësime drejtimi pa leje./Albinfo