Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili së bashku me ministrat e VMRO-DPMNE-së ishte në një vizitë dyditore në Hungari, thotë se atje nuk është takuar me ish-kryeministrin dhe ish-liderin e partisë Nikolla Gruevski.

“Nuk jam takuar, por nëse do të takohesha, do të informoheshit sepse unë drejtoj një politikë të bazuar në parimin se e vërteta është më e sakta”. Më besoni, sa herë që ndodh diçka e them, sepse nuk kam asgjë për të fshehur, ndërgjegjja ime është e pastër. Por, shumë shpejt dhe me dëshmi mund të konfirmoj se një pjesë e madhe e zyrtarëve të ish koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI po takohen në Budapest me zotin Nikolla Gruevski”, tha Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume