Para tre vitesh, Bilall Kasami ankohej për pengesat nga pushteti qendror, duke e cilësuar mungesën e parkingjeve si problem të pazgjidhur për Tetovën. Sot, kur ai ka çdo mekanizëm në dorë si kryetar i Komunës, qyteti vazhdon të jetë i mbingarkuar me makina, parkingje të vendosura kuturu dhe udhëkryqe të bllokuara, ndërsa asnjë parking në kate nuk është ndërtuar.Sot, gjatë një inspektimi në rrugët e Tetovës, Kasami së bashku me kryeshefin e policisë dhe drejtorin e parkingjeve panë nga afër kaosin e trafikut, por as kësaj here nuk ofruan asnjë zgjidhje konkrete.

I pyetur se pse nuk është realizuar asnjë nga premtimet për ndërtimin e parkingjeve në kate, Kasami tentoi t’ia hedhë fajin qytetarëve, duke thënë se ende po pret studimin e mobilitetit dhe se nuk dëshiron të bëjë politikë.

Megjithatë, tre vite në krye të komunës kanë treguar qartë se premtimet e tij ishin vetëm propagandë elektorale, ndërsa sot, në vend të veprimeve konkrete, Tetova vazhdon të përballet me një situatë kaotike të trafikut dhe mungesës së zgjidhjeve afatgjata.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com