Bayern Munichu po luan si mysafir i Bayer Leverkusenit në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales.
Të besuarit e Vincent Kompanys kanë gjetur golin e epërsisë në “Bay Arena”, duke shënuar përmes të zakonshmit, Harry Kane.
Kane shënoi në minutën e 51-të të ndeshjes, dhe me shumë gjasë ia ka shuar shpresat Leverkusenit për një rikthim.
Kjo pasi me këtë gol, Bayerni po avanson në rezultatin e përgjithshëm 4-0.