Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte sot në Kosovë për të vizituar babain e tij, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

– Advertisement –
Në postimin e tij në Facebook, Rama e ka cilësuar Thaçin me fjalën “Burrë”, duke shprehur kështu respekt për ish-liderin kosovar gjatë kësaj vizite personale.

Pas tri herë refuzimesh, Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u kthyer në Kosovë. Leja është dhënë për arsye humanitare, pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Thaçi ka mbërritur në Prishtinë dhe ka vizituar babanë e tij, i cili po trajtohet në Klinikën e Mjekësisë së Brendshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gjatë vizitës, ai është shoqëruar nga forca të shtuara sigurie, siç parashikohet nga protokollet për rastet e tilla.

“Në përputhje me udhëzimet e trupit gjykues dhe gjykatëses së procedurës paraprake, është organizuar një vizitë nën mbikëqyrje për Hashim Thaçin, për të takuar babain e tij në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara,” thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume