Mbyllja e Zërit të Amerikës/ Biberaj: Për më shumë se tetë dekada ka qenë forcë jetike për avancimin e interesave kombëtare të SHBA-së

Ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, ka reaguar pas mbylljes së këtij institucionit, duke e cilësuar si një humbje të madhe për promovimin e idealeve demokratike të SHBA-së.
Në një deklaratë, Biberaj theksoi se Zëri i Amerikës ka shërbyer për më shumë se tetë dekada si një burim i besueshëm lajmesh për miliona njerëz dhe si një forcë jetike për avancimin e interesave kombëtare të SHBA-së.
Ai kritikoi vendimin për të çmontuar këtë aset të rëndësishëm, duke paralajmëruar se ky veprim do të shkaktojë dëm të thellë në imazhin dhe interesat globale të SHBA-së.