Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në zjarrin e madh që shpërtheu në diskotekën “Puls” në Koçan, gjatë një koncerti të një grupi të njohur maqedonas, ku ishin të pranishëm 1500 vizitorë.

Zjarrin, sipas të dhënave të para, e kanë shkaktuar mjete piroteknike.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndodhet në Koçan, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski është në rrugë për në vendin e tragjedisë.

Së shpejti priten informacionet e para zyrtare nga vendngjarja.