Ndërron jetë në spital pas plagëve të marra në diskotekën në Koçan, futbollisti i Shkupit Andrej Lazarov

Andrej Lazarov, futbollisti i Shkupit ka ndërruar jetë në spitalin e Shtipit ku është transferuar mëngjesin e sotëm pas tragjedisë në Koçan.
Lazarov ishte vetëm 25 vjeç.
Ai shpëtoi jetë në diskotekën që digjej.
Ai nuk pësoi ndonjë djegie të rëndë, por thithi tymin që ishte i pranishëm në diskotekë.
Lazarov gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për Metalurgun, Rabotniçkin, Tikveshin, Rudesin, Goricën dhe Shkupin.