Tragjedia që mori jetën e 59 të rinjve dhe 155 mbetën të lënduar për kryeministrin Mickovski, qeveria aktuale nuk është fajtore dhe nuk e ndjen se duhet të jep dorëheqje.
Ai u shpreh se të gjithë e dinë se faji është tek qeveria e kaluar.
“Është i nevojshëm demonstrim i përgjegjësisë morale. Shumica e di se Qeveria nuk ka faj në këtë punë”, tha Mickoski.
“Mua nuk më duhet pushtet me çdo çmim. Unë këtu jam për të demonstruar shembull personal. Atëherë, do të lejojmë që të fitojë sistemi i korruptuar? Sigurisht se jo”, tha Mickoski.
Mickoski ka bërë të ditur se ekziston dyshimi se kompania për diskotekën “Puls” ka pasur dy licenca, kurse njëra ka qenë e falsifikuar dhe në bazë të saj ka vazhduar të veprojë si diskotekë.
Mickoski premtoi se do të ketë përgjegjësi me emër dhe mbiemër.
“Kam dyshime se kompania ka licencë të falsifikuar me ryshfet, nga udhëheqësia e kaluar e Ministrisë së Ekonomisë. Duhet të ketë përgjegjësi me emër dhe mbiemër”, tha Mickoski.
Ai tha se biznesi ka funksionuar si kabare dhe gishtin për manipulime me licenca e drejton te ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.