Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar në lidhje me rastin e djegies së diskotekës në Koçan, ku vdiqën 59 persona.
Durmishi thotë se nuk do të ketë tolerancë dhe se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar.
Statusi i plotë”
Fajtorët kanë emër dhe mbiemër dhe sigurisht personat përgjegjës do të dënohen konform ligjit. E vërteta do të merr dritë dhe nuk do të përsëriten rastet e kaluara ku humbën jetë njerëzish dhe askush nuk dha llogari. Do të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë që kushdo që ka shkelur ligjin dhe ka vënë interesat personale mbi sigurinë dhe jetën e qytetarëve, të marrë përgjegjësinë dhe dënimin e merituar.
Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën dhe përgjegjësit do të mbajnë barrën e veprimeve të tyre. Nuk do të ketë tolerancë për ata që kanë shkelur ligjin. Drejtësia duhet të vihet në vend.