Për objektin ku gjendet diskoteka në Koçan asnjëherë nuk është kërkuar raport për mbrojtjen nga zjarri, tregojnë dokumentet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Xhevad Selami në një deklaratë për Sitel ka thënë se në dokumentacionin që kanë për objektin në fjalë nuk ka asnjë kërkesë për raport.
“Jemi duke shqyrtuar të gjithë dokumentacionin për objektin. Kemi informacione se është ndërtuar në vitin 1999, ndërsa është legalizuar në vitin 2005 dhe deri më tani nuk kemi parë ndonjë kërkesë për raport”, tha Selami.
Selami sqaron se sipas ligjit, çdo objekt duhet të ketë pajisje për mbrojtje nga zjarri. Dy inspektorë të këtij institucioni bashkëpunojnë me të tjerët për të përcaktuar shkaqet e vërteta të zjarrit.