Edhe 12 të lënduar të tjerë nga Maqedonia u transferuan për trajtim në Serbi, tre në Greqi dhe dy në Austri

12 të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçan janë dërguar me avion në Beograd për mjekim mbrëmjen e sotme. Katër prej tyre do të shtrohen në Akademinë Mjekësore Ushtarake, kurse tetë në Qendrën Klinike Universitare, ka konfirmuar për MPB-në dr.Igor Nikollov, i cili është person kontaktues për të gjitha informatat lidhur me gjendjen e pacientëve jashtë vendit, njofton TS.
Në Serbi deri më tani janë transferuar 29 pacientë.
Dy të plagosur po shkojnë për mjekim në Vjenë dhe tre në Athinë.
Ndërkohë në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup janë shtruar 10 persona me dehje me gaz. Të gjithë pacientët që po trajtoheshin në Koçan janë transferuar në Shkup. Tre persona të tjerë janë sjellë për vëzhgim për shkak të thithjes së gazit.
Nga zjarri në diskotekën në Koçan kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 janë lënduar. Disa nga të plagosurit janë shtruar në spitalet e vendit, ndërsa raste më të rënda janë transferuar për mjekim jashtë vendit./TS