Pasi Lëvizja Besa u distancua nga mendimi i nënkryetares së partisë Besa Kadriut, e cila kërkonte përgjegjësi nga qeveria për zjarrin në Koçan, nuk ka mbaruar gjithçka me aq, Besa Kadriu tashmë është fshirë dhe nga webfaqja e LB-së.

Lëvizja Besa tha se Kadriu nuk është më nënkryetare e Lëvizjes Besa dhe se mendimet e saja janë individuale e jo partiake.

“Lëvizja BESA informon opinionin e gjerë, se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja personale.

Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024.

Ndryshe Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në punën e tyre”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.