Besa Kasriu përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është përgjigjur shkrimeve të Fatmir Limanit për, siç shkruan ai, “trokitjen në derën e hasmit”.

Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa e akuzon Limanin për prishje të partisë, ndërkaq thotë se as ajo e as fisi i saj, “asnjëherë nuk ka trokitur në derën e diallit”.

Përplasjet mes Limanit dhe Kadriut vijnë pasi kjo e fundit doli me qëndrim publik ku kritikoi Qeverinë dhe retorikën e kryeministrit Hristijan Mickoski.