Për të 59-të viktimat e zjarrit në Koçanë shkaku i vdekjes është ngulfatja e dhunshme që lidhet drejtpërdrejtë me zjarrin në diskotekën “Pulse” – ka njoftuar Drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov, duke komentuar obduksionin e trupave të viktimave.

“Obduksionet nisën në orët e mbrëmjes më 16 mars dhe përfunduan në orët e pasditës së 18 marsit. Paralelisht me obduksionet ishte grumbulluar materiale dhe ishte kryer identifikimi i viktimave. Identifikimi fillestar ishte bërë nëpër spitale ku ka qenë viktimat, por me ndihmën e njohjes ose dokumenteve të viktimave. Në kushte stresi këto metoda nuk janë shumë të besueshme dhe mund të ndodhin gabime, të qëllimshme apo të paqëllimshme” – tha Stankov.

Sipas tij, janë bërë dy metoda identifikimi – me ndihmën e ADN-së dhe me daktiloskopi.

Gjatë marsit, sic tha, pritet që të përfundojnë të gjitha raportet lidhur me obduksionet, kurse do të duhet kohë për analizat toksikologjike.

“Monoksid karboni është gaz i rrezikshëm. Vdekja mund të shkaktohet shumë shpejt, varësisht koncentrimit. Në atë hapësirë me aq tym, shumë shpejt mund të vijë vdekja dhe pamundëson viktimat që të arratisen. Sipas gjetjeve te pjesa më e madhe e viktimave ka monoksid karboni” – tha Stankov.