Mbrëmë janë arrestuar bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov – Deko, mëson jozyrtarisht Netpres.

Janë konfiskuar pesë telefona dhe ato ende ndodhen në polici.

Sipas informacioneve, licenca e falsifikuar për funksionimin e diskotekës, e cila ishte lëshuar gjatë kohës së ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ishte marrë nga vajza e Jovanovit.

Policia po kryen bastisje në një tjetër objekt në pronësi të pronarit të diskotekës “Puls” dhe ka hyrë për kontroll në zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan.

Dejan Jovanov – Deko, i cili aktualisht është në paraburgim, ishte qiramarrës i diskotekës “Puls”, ku në një zjarr humbën jetën 59 të rinj. Ai gjithashtu menaxhonte kafenenë “Klasik” në qendrën tregtare në Koçan, si dhe degën e Cargo Express për Koçan dhe Vinicë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume