Në Itali, dy qytetarë nga Maqedonia nga fshati Zhirovnica, Bajram Bajramoski, 53 vjeç dhe shoku i tij Fuat Etemovski, 65 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit, kur ata po ktheheshin në shtëpitë e tyre në zonën e Trevizos pas një dite pune të mundimshme. Aksidenti ka ndodhur afër Boscaltos di Loregjia, kur furgoni që ata po udhëtonin është përplasur drejtpërdrejt me një kamion.

Sipas informacioneve të para nga mediat italiane, në furgon ndodheshin tre persona, dy nga Maqeonia dhe një nga Bosnja. Pas aksidentit, mjeku i shërbimit të urgjencës ka konfirmuar vdekjen e dy shqiptarëve për shkak të plagëve të marra.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume