Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Begaj tha se përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës bëhet me festën e mrekullueshme të Bajrami.

“Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit”.

“Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi”, shkroi Begaj,

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume