Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, objektivi i një urdhër-arresti mbi akuzat për përpjekje për t’u shkëputur, njoftoi të hënën vonë se ishte në Moskë.

Bëhet fjalë për kreun e pjesës së dominuar nga serbët, Republika Srpska, dhe aleati i Kremlinit, i cili për vite me radhë ka hequr dorë nga institucionet qendrore të Bosnjës.

Prokurorët boshnjakë lëshuan një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e Dodik duke thënë se ai kërkohej për t’u marrë në pyetje mbi veprimet separatiste të kryera në Republika Srpska që nga shkurti.

Një urdhër-arresti kombëtar u lëshua më 18 mars.

“Kam mbërritur në Moskë”, ka shkruar Dodik në platformën X.

“Unë e filloj çdo herë që qëndroj këtu me një vizitë në Varrin e Ushtarit të Panjohur”, shtoi ai, duke ndarë një video me një mesazh në të cilin ai lavdëronte presidentin Vladimir Putin, pa përmendur nëse ata ishin takuar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com