Pas skandaleve të hulumtuara nga BIRN në komunën e Tetovës gjegjësisht në sektorin e Urbanizmit ku Mafia Urbane bashkë me sektorin e Urbanizmit në fillim ndryshojnë Planet Detale Urbanistike më pas i legalizojnë ndërtesat shumë katëshe për të përfituar, ka reaguar edhe sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA njëherit edhe deputet i VLEN-it Adnan Azizi.

Ai thotë se ka ardhur koha e Kijametit pasi BDI po e akuzon BESËN për korrupsion.

““Çfarë kohë të mbrapshta! Çfarë zakonesh të shëmtuara!”
Një prej shenjave të Kijametit është koha ku, do t’i besohet njeriut të pabesë, ndërsa për pabesi do të akuzohet njeriu më i besueshëm. Kur për çështje publike do të flasin njerëz të pavlerë, e do të shfaqet injoranca dhe mashtrimi.
Kështu që, kur i ndëgjoj këta hajdutët e BDI-së që flasin e akuzojnë për korrupsion, këta që kokën e krimit e kanë në arrati, gjysmën e kryesisë partiake nëpër burgje, pikërisht për korrupsion masiv, shpesh herë e pyes veten: A thua o Zot po jetojmë shenjat e paralajmëruara profetike, kur Bota do të shkojë drejtë përfundimit – shkaterrimit?!2 ka shkruar Azizi.