Mesfushori i Arsenalit, Deklan Rajs rrëmbeu vëmendjen e të gjithë futbolldashësve të martën në mbrëmje duke realizuar dy gola magjikë kundër Real Madridit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve.
Goli i tij i dytë i realizuar nga goditja e dënimit, të cilin Rajs e dërgoi në trekëndësh është zgjedhur më i bukuri i kësaj jave në Champions, dhe UEFA e ka përzgjedhur si lojtarin më të mirë.
LEXO EDHE:
Kur do të merret vendimi për 115 akuzat e ngritura ndaj Manchester Cityt?
Në vendin e dytë është renditur ylli i PSG-së, Kvara, i cili shënoi kundër Aston Vilës, Levandovski në vendin e tretë pasi shënoi golin e tij të parë me kokë ndërsa në vend të fundit është pozicionuar Alesandro Bastoni për paraqitjen fantastike kundër Bajernit të Mynihut në Champions