Izet Mexhiti: Taravari nuk mund të bashkëpunoj me një BDI që bashkëpartiaku i tij e ka quajt “kufomë politike”

Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka komentuar mundësinë e bashkëpunimit të mundshëm me BDI-në, duke theksuar se është e papranueshme të bashkëpunosh me një parti që vetë është quajtur “kufomë politike” nga bashkëpartiaku i Taravarit, Arben Fetai.
“Nuk ka argumente që kemi ikur prej asaj BDI-je dje dhe tani të shohësh mundësinë për bashkëpunim me një BDI që është quajtur kufomë politike. Të bashkëpunosh me kufomë politike, nuk është e kuptueshme”, theksoi Mexhiti.
Deklaratat e Mexhitit vijnë në një periudhë kur ka pasur spekulime mbi mundësinë e një marrëveshjeje të mundshme mes Taravarit dhe BDI-së, çka ka ngritur shqetësime brenda koalicionit.