Sonte në Tetovës kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka mbledhur kryesinë e partisë për të diskutuar se si do të dalë në zgjedhjet lokale ASH-ja.
Para fillimit të mbledhjes së kryesisë, Sekretari i Gjeneral i ASH-së, Blerant Ramadani bëri të ditur se mbledhja e sontme do të jetë në rreth më të gjërë, siç theksoi pjesëmarrës do të jenë edhe kryetarët e degëve të partisë. Tutje bëri të ditur se do të diskutohet se si do të veprojë ASH-ja për zgjedhjet lokale. Ramadani para mediave tha se për ASH-në parim bazë është që të nxjerrin kandidatët më të mirë në çdo komunë.