Aleanca për Shqiptarët (ASH) tanimë ka vendosur që në zgjedhjet lokale në listat për këshilltarë do të garojë e vetme.

Para fillimit të mbledhjes së kryesisë partiake, deputet Halil Snopçe ka deklaruar se ASH nuk është konsultuar nga koalicioni VLEN për shpërndarjen e posteve të kryetarëve dhe këshilltarëve dhe se të gjitha propozimet e tyre janë refuzuar.

“Të gjitha propozimet që i kemi dhënë ne zyrtarisht, edhe pse në media nuk i kemi dhënë propozimet, domethënë, në fakt, kemi vendosur të jenë të fshehta, nuk janë miratuar nga ana e tyre”, ka deklaruar Snopçe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume