Pas vendimit të ASH-së, se do të garojë me lista të veçanta për këshilltar në zgjedhjet lokale, sot liderët e VLEN-it, Mexhit, Kasami dhe Ibrahimi do të mbajnë mbledhje në ora 14.00. Këtë e konfirmoi kreu i LD-së i cili u shpreh se liderët do të mblidhen për të biseduar në lidhje me situatën e fundit të ASh-së, përcjell TS.

Nga ana tjetër, deputeti i ASh-së, Halil Snopçe tha se liderët e VLEN-it nuk kanë pranuar asnjë ofertë të ASH-së për zgjedhjet lokale.