Pas deklaratës së Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të saj, Arben Taravari, se partia do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të tetorit, sot janë mbledhur liderët e tjerë të koalicionit VLEN për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

Në këtë takim mungon vetë Taravari, duke shtuar dyshimet se koalicioni mund të marrë një vendim për ta larguar Aleancën për Shqiptarët nga radhët e saj.

Në lidhje me këtë takim, Taravari për Gezetën Lajm është shqëtësuar dhe brengosur për mos ftesën në këtë ngarje.

“U brengosa pse nuk më ftuan në takimin e sotëm të VLEN-it”. është shprehur Taravari.

Sipas burimeve që ka portali TS, pritet që pas përfundimit të takimit të publikohet edhe vendimi zyrtar i tre liderëve të mbetur në VLEN.

Ajo që bie në sy është mungesa edhe e Bekim Qukut, një figurë tjetër aktive e koalicionit, gjë që shton më tej elementin e pazakontë në këtë zhvillim të ri politik./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume