Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S. nga Shkupi ka raportuar se në një kazino në Radishan është sulmuar fizikisht nga disa persona, prej të cilëve një e ka njohur, dhe i janë marrë para.
– Sipas kallëzimit, ai ka luajtur rulet dhe pasi ka fituar para, e ka goditur ruletin duke thyer xhamin. Pas një kohe të shkurtër, punonjësi i sigurimit e ka ftuar në zyrë, ku kanë ardhur personat dhe e kanë sulmuar fizikisht, njofton MPB.