Latife Mamuti, 45-vjeçare nga lagjja Shutkë e Shkupit, rezulton e zhdukur që nga mbrëmja e djeshme. Sipas deklarimeve të familjarëve, ajo është larguar nga banesa e saj rreth orës 19:00 me arsyetimin se do të shkonte te vëllai i saj. Që nga ai moment, ajo nuk është parë më dhe telefoni i saj është i fikur.

Familja është thellësisht e shqetësuar dhe tashmë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë konkrete për vendndodhjen e saj.

Kushdo që ka informacion, lutet të lajmërohet menjëherë në numrin: 075-962-790.

Rasti është raportuar edhe në polici dhe pritet që hetimet të intensifikohen gjatë orëve në vijim. Familjarët apelojnë për ndihmë dhe solidaritet qytetar, duke theksuar se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë jetik për të zbardhur fatin e saj.