Më 17.04.2025, në ora 19:30, në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për kontrolle kufitare dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona duke tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.
Gjatë kësaj përpjekjeje, janë privuar nga liria L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina si dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Së shpejti, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve të nevojshme, dhe për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “trafikim i migrantëve” sipas nenit 418-B të Kodit Penal, janë privuar nga liria edhe D.T. (32) dhe V.T. (49), të dy nga Gjevgjelia. Pranë tyre janë gjetur telefona mobilë të cilët janë sekuestruar për procedura të mëtejshme, ndërsa të dy janë ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, do të ngrihet kallëzim përkatës penal ndaj tyre.